Shporta e Vitit të Ri: Zbritje nga 15 Dhjetori deri më 15 Janar!

Nga data 15 dhjetor deri më 15 janar, më shumë se 650 produkte do të jenë më të lira me 10 për qind e më shumë si pjesë e të ashtuquajturës shporta e Vitit të Ri.

Produktet që do të jenë më të lira i kanë ofruar prodhuesit dhe tregtarët, si rezultat i analizës se cilat produkte blihen më shpesh gjatë Vitit të Ri dhe festave të tjera. Kështu u dakorduan sot me konsensus qeveria, tregtarët, distributorët dhe sindikatat dhe odat ekonomike, njoftuan kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i ekonomisë Besar Durmishi.

Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë gjoba sepse ulja e çmimit të këtyre produkteve është propozim i kompanive. Kontrolli do të bëhet nga qytetarët.

“Ne bëmë diçka që ndoshta nuk është bërë kurrë më parë – biseduam të gjithë së bashku për një kohë dhe gjatë atyre bisedimeve arritëm në një kompromis. Të gjithë jemi pajtuar që në periudhën nga 15 dhjetori deri më 15 janar do të zvogëlohen çmimet e më shumë se 600 artikujve dhe do të markohen me afishe ku do të shkruhet “Më pak shpenzime, më shumë për ju, ne kujdesemi” – tha Mickoski.

Fillimisht në aksion marrin pjesë 60 kompani, por deri më 15 janar është i hapur për pjesëmarrje të kompanive dhe produkteve të tjera.

Produktet që do të kenë një çmim të reduktuar me 10% do të kenë një etiketë të veçantë.

Mickoski tha se nuk pret që kompanitë pjesëmarrëse në aksion t’i rrisin çmimet para fillimit të aksionit, e pastaj t’i ulin për 10 për qind, por paralajmëroi se inspektorati shtetëror i tregut do t’i kontrollojë çmimet aktuale me çmimet që do të shpallen gjatë aksionit.

Por nëse do të ketë manipulime, tregtarët do të paralajmërohen, nëse tregtarët nuk veprojnë me etikë, do të përdoren mjete të tjera.
Ministri i Ekonomisë tha se shporta e Vitit të Ri është negociuar prej më shumë se një muaji dhe produktet me çmime të reduktuara do të publikohen në faqen e internetit.

“Janë të mbuluara 650 produkte të propozuara nga prodhuesit, distributorët dhe tregtarët. Produktet që konsumohen për këto festa janë të mbuluara, duke përfshirë bukën, brumërat, drithërat, mishin, frutat dhe perimet e freskëta dhe të ngrira” – tha Bekteshi

Është kjo masa e dytë e qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore brenda gjashtë muajve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu