Shpenzimet e jetesës për muajin shtator ishin 2.6% më të larta se vitin e kaluar

Shpenzimet e jetesës në shtator të vitit 2024, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,3 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, është 0.3 për qind.

451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin
Rritje e inflacionit në shtator të vitit 2024, krahasuar me gushtin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetesë në grupet: ushqimi dhe pije joalkoolike për 1.7 për qind, mobiljet, inventari dhe mirëmbajtje për amvisëri për 1.1 për qind, komunikime për 0.9 për qind, mallra dhe shërbimet e ndryshme për 0.5 për qind, arsimi për 0.3 për qind dhe shëndetësia për 0.1 për qind.

Në shtator të këtij viti, krahasuar me muajin gusht 2024, rënie e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet: transporti për 5.3 për qind, rekreacioni dhe kultura për 1.8 për qind, restorante dhe hotele për 0.4 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikë, banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 0.2 për qind. Shpenzimet e jetesës në grupet: rrobat dhe këpucët mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.

Indeksi i çmimeve me pakicë në shtator të vitit 2024 krahasuar me muajin gusht të vitit 2024 është 99.3.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e ka bërë të...

“I pushoi zemra nga stresi”, qytetarët i thonë lamtumirë shoferit të ambulancës

Ile Gocevski, shofer i ambulancës nga Koçani, ndërroi jetë pas një dite të vështirë si shofer i ambulancës i cili transportonte të lënduarit nga...

Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan: Izolimi është bërë me materiale të lira! E njoftova se po hynin të mitur, por tha lëri...

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për...

Mickoski: Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen / Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!

Askush nuk duhet të përpiqet të luajë në kartën etnike. Në këtë rast nuk ka politikë dhe të gjithë ata që u përpoqën të...

Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për media, tha se ministria e Ekonomisë për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet për dhënien e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu