Ministria e Punëve të Brendshme, sot në uebfaqen zyrtare publikoi fletarrest për ish-avokatin Aleksandar Risteski për shkak të “hetimit për veprën penale sipas nenit 292 paragrafi 1, ndërsa në lidhje me nenin 288 paragarafi 3 dhe paragrafi 1 nga Kodi Penal, informojnë nga MPB.
Risteski është i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, ngjarje kjo që ndodhi më 25 nëntor.
Pak javë para zjarrit, Oda e Avokatëve miratoi masë disiplinore për marrjen e licencës për tre vjet.
Dje Prokuroria ka hapur hetimet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 150 mijë euro. Në mëngjesin kritik, sipas prokurorisë, i dyshuari me veturën e tij ka ardhur në afërsi të objektit ku ndodhen zyrat e Odës së Avokatëve, i maskur si “fantom” dhe me sëpatë ka thyer derën e dyrjes. Ka renditur disa kocka me kirozin në shkallë, afër tyre ka vendosur më shumë bombola gazi dhe me shkrepëse i ka ndezur.
I dyshuari 30 minuta pas zjarrit është larguar nga shteti nëpërmjet pikë kalimit kufitarë në Bllacë. Akuzohet për kundër sigurisë publike.
Tridhjetë minuta pas zjarrit, i dyshuari është larguar nga vendi në pikën kufitare Bllacë. Ai akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë publike.
Осомничениот триесетина минути после пожарот ја напуштил државата на граничниот премин Блаце. Тој се товари за тешки дела против општата сигурност.