Shkupjani e rrahu gruan por policia i trokiti në derë dhe i gjeti një arsenal armësh e municionesh

SPB Shkup – Njësia për krim të dhunshëm ka ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë ndaj A.R. (29) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose lëndë plasëse” sipas nenit 396 dhe “lëndim trupor” sipas nenit 130 të Kodit Penal.

Më 08.06.2025, në orën 20:30 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.R., pas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare në rajonin e Çarshisë së Epërme (Bit Pazar) ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare, duke përdorur edhe një mjet të fortë.

Më pas, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 1.167 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë automatike kalibër 7.62 x 39 mm, një pistoletë “Zoraki” për sinjalizim me dritë dhe zë, e modifikuar në armë zjarri kalibër 7.65 mm, një pistoletë gjysmë automatike “Ranger” kalibër 9 mm, një pistoletë ajri, një granatë dore, karikatorë për armë automatike, mbajtëse pistoletash, pjesë të armëve të zjarrit, thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe sende tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar të dyshuarit A.R. masën e paraburgimit për 30 ditë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu