Shkupi vazhdon te jetë në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë

Shkupi pasditen e sotme sërish renditet i dyti në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe i gjashti në botë, sipas platformës “IQAir“, e cila monitoron ndotjen e ajrit në kohë reale.

Me një indeks të cilësisë së ajrit prej 162, ndotja e ajrit në Shkup aktualisht është e dëmshme për shëndetin, dhe ajri më i keq se kryeqyteti i Maqedonisë në botë është i regjistruar në Lahore në Pakistan, Nju Delhi dhe Kalkuta në Indi dhe Daka në Bangladesh.

Nga rajoni, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, e cila është në vendin e parë në Evropë dhe e pesta në botë, ishte gjithashtu në 10 pozitat e para më të këqija.

Ndotja në Shkup prej vitesh është problem për të gjithë banorët e tij, pra për çdo qeveri. E derisa çdo mëngjes Shkupi zgjohet në shoqërinë e pesë qyteteve më të ndotura në botë, institucionet kompetente janë ende në pritje të rregulloreve të reja që do të rregullojnë problemin e ndotjes.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, lidhur me të dhënat alarmante për ndotjen e ajrit të këtyre ditëve, sidomos në Shkup dhe në disa qytete të tjera, tha se kjo është kryesisht për shkak të ngrohjes joekologjike në ditët e ftohta të amvisërive të shumta, por edhe pjesërisht nga institucionet. Ai tha se për masat afatgjata Qeveria do t’i ndihmojë komunat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu