SHKUAN MËRGIMTARËT, BIZNESET QË SOT UA NDJEJNË MUNGESËN

Ardhja e mërgimtarëve ngjalli bizneset në vend, ndërsa largimi i shumicës prej tyre ka ulur dukshëm “gjallërinë”.
Pronarët e bizneseve thonë se mërgimtarët janë si injeksion për funksionimin e tyre, ndërsa ikja e tyre i lë të dëshpëruar.
“Derisa janë mërgimtarët këtu, është gjë normale se punojmë me mërgimtarët. Mendimi im por po besoj edhe të gjithë të tjerëve është se mërgimtarët e mbajnë Maqedoninë, se tjetër biznes këtu nuk ka, s’kemi fabrika, mendimi im personal është që e mbajnë mërgimtarët. Kështuqë ne I presim mërgimtarët, punojmë me ta dhe ikja e tyre është shumë keq për ne se bie shumë biznesi, por vijnë prapë”, tha një pronare biznesi.
“Në përgjithësi me ju tregu ka ndikuar tepër shumë, pasi Maqedonia varet shumë prej mërgimtarëve, domethënë nëse nuk janë ato, dihet më situate ekonomike si është në Maqedoni. Çdoherë kur vijnë mërgimtarët neve na japin infuzion”, u shpreh një pronar tjetër.
“Kur kanë ardhur mërgimtarët ka pas lëvizje më tepër, ka lëviz puna, prej kur kanë shkuar mërgimtarët pak më dobët është, se në Maqedoni vështirë, gjithçka është shtrenjtë..”, theksoi një tjetër pronar.
Për shkak të festave të fundvitit, shumica e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit zgjodhën që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendlindje.
Shumica e tyre tashmë janë rikthyer nëpër vendet e tyre të punës, ndërsa të paktë janë ata që janë akoma këtu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Po provoni t’i vendosni “vetuIIat” Thaçit, por po ia qorroni “sytë” UÇK-së!

Nga Gëzim Mekuli Po shihet një paradoks i paparë: disa të huaj, e shumë nga ne, po e mbrojnë Thaçin me çka e si po...

Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri...

Shefi i Shtabit ngre alarmin: ‘Një sulm ndaj Polonisë po përgatitet

Polonia po përballet me një fazë të rrezikshme të sigurisë kombëtare, paralajmëroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Wiesław Kukuła, i cili deklaroi se...

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se nuk ka vija të kuqe të bashkëpunimit me LVV-në. “Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe...

Benita me dhëmbë diamanti thotë se “do ta dridh shtëpinë”

Këngëtarja dhe influencerja, Benita Zena që është pjesë e BBVK4 në klipin prezantues tha se pika e saj më e fortë është karakteri dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu