Shkollat në Kosovë fillojnë ta përdorin emërtimet ”Prind 1” dhe ”Prind 2”

Nga SHFMU ”Elena Gjika” janë shpërndarë disa lloj-marrëveshjesh mes shkollës dhe prindërve nën emërtimin ”Marrëveshje e shkollës me prindërit e klasës së parë dhe klasës së gjashtë”, ku edhe shihet në faqen kryesore të saj në fotografitë e siguruara nga Prinderimi.com.
Në vend të emërtimeve ”Babai” apo ”Nëna” (apo edhe emërtimi: Kujdestari), janë përdorur emërtimet ”Prindi 1” dhe ”Prindi 2”, ndonëse një gjë e tillë nuk ka mbështetje ligjore.

Kjo ka sjellë reagim të menjëhershëm nga prindërit të cilët kanë theksuar se ky lloj emërtimi krijon distancim nga realiteti i natyrshëm i traditës tonë familjare.

Kjo është parë edhe shkelje në identitetin e fëmijës dhe zhvillimin e tij emocional, për faktin se fëmijët kanë nevojë për figura të qarta prindërore dhe simbolika e përkufizimi që termat ”nënë” dhe ”baba” bartin janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm si pozicione funksioni, por si kujdes, dashuri, mbështetje emocionale, simbolikë e jetë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu