Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina.
Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos.
Duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror, Rutte deklaroi se është “pak i shqetësuar se mund ta lëmë topin duke u përqendruar kaq shumë në këto çështje të tjera”.
Pavarësisht humbjeve në dhjetëra mijëra në dhjetor, Rusia ende po rrit sulmet e saj ndaj Ukrainës, tha ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rutte shtoi se përparimi në bisedimet e paqes dhe një kredi e re prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën nga komisioni i BE-së nuk duhet t’u japë anëtarëve të NATO-s të Evropës idenë se mund të “harrojnë mbrojtjen e Ukrainës”.
“Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë tani, nesër dhe pasnesër”, thotë ai. “Kam nevojë për aleatë evropianë që të përqendrohen në këtë çështje”.
