Reuters njofton se SHBA po e mbyll Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Kosova i humb mbi 200 milionë dollarë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i japë fund punës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila ishte nisur si një agjenci ndihme amerikane nga ish-presidenti republikan George W. Bush për të ulur varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike në mbarë botën, sipas një incizimi të takimit të stafit dhe një email për stafin e parë nga Reuters.

Kjo lëvizje për mbylljen e MMC-së vjen si pjesë një përpjekje të të paprecedentë nga Presidenti Donald Trump dhe këshilltari i tij miliarder Musk për të zvogëluar qeverinë federale, duke thënë se paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpenzuar gabimisht.“Ndihma e huaj nuk është prioritet për administratën dhe kështu puna e MCC duhet të përfundojë”, i tha stafit Kyeh Kim, një zyrtar i lartë i MCC-së.

Zyrtarët nga DOGE mbërritën në agjenci në fillim të javës së kaluar dhe filluan bisedimet me udhëheqjen, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin agjencinë, tha Kim.

MCC nuk iu përgjigj një emaili të Reuters për komentim.

Kjo lëvizje nga DOGE rrezikon mbi 200 milionë euro për Kosovën.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane dhe Qeveria e Kosovës vitin e kaluar lansuan zbatimin e programit kompakt, që ishte i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kishte vlerën prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo vlerë, 202 milionë ishin nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Administrata e Trump tashmë ka çmontuar edhe agjencinë kryesore të ndihmave të Uashingtonit, USAID, e cila administronte rreth 40 miliardë dollarë ndihmë në vit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu