SHBA-ja optimiste për ar’mëpushim. Izraeli intensifikon su’lmet në Gaza

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës, në kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur optimizmin për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi. Të paktën 18 palestinezë mbetën të vrarë pasi sulmet izraelite vënë në shënjestër qytetin Zawaida. Sulme pati edhe në Liban, ku 10 persona u vranë e pesë të tjerë u plagosën
Një sulm ajror i Izraelit mbi Rripin e Gazës ka lënë të vrarë të shtunën të paktën 18 palestinezë, që të gjithë të të njëjtës familje, teksa ndërmjetësuesit janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë.

Sulmi u ndërmor disa orë pasi zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti e Katari njoftuan se në bisedimet e armëpushimit është paraqitur propozimi për t’i mbyllur boshllëqet mes palëve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se armëpushimi kurrë nuk ka qenë më afër.

“Janë përmbyllur që prej një ore. Jam shumë optimist. Punimet nuk kanë mbaruar ende. Vetëm edhe disa çështje të tjera dhe mendoj se e kemi një mundësi”, ka theksuar Biden.

Por një zyrtar i lartë i Hamasit i ka thënë BBC-së se në diskutime nuk ka pasur përparim dhe ndërmjetësit po shpërfaqnin iluzione.

Sulmi i mëngjesit të së shtunës pati për cak një shtëpi dhe një objekt ngjitur në hyrje të qytetit të Zawaidas, ku kishte shumë njerëz të zhvendosur.

Në mesin e të vrarëve janë një burrë, bashkë me dy gratë e tij dhe 11 fëmijët e tyre, të moshave prej dy deri në 22 vjeç, si dhe familjarë të tjerë.

Mbi 40 civilë ishin të strehuar në shtëpi në kohën e sulmit.

Pas sulmit u urdhërua evakuim masiv për zonat në qendër të Gazës. Në një postim në X, zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se palestinezët në zonat brenda dhe përreth kampit të refugjatëve Maghazi, duhet të largohen tek theksoi se forcat izraelite do të operojnë në këto zona në përgjigje të sulmeve raketore palestineze.

E të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm nga Izraeli e goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatie, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sulmi pati në cak një depo armësh që përdorej nga luftëtarët e Hezbollahut.

Tensionet janë rritur javëve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi një sulm me raketa, për të cilin u fajësua Hezbollahu, la të vrarë 12 të rinj në Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli. Izraeli u kundërpërgjigj duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut gjatë një sulmi në periferi të Bejrutit.
Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu