SHBA-ja kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, konsiderohet një hap pozitiv dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitin zbatimin e saj të shpejtë, sipas Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të miratuar nga Kongresi dhe nënshkruar nga presidenti Donald Trump më 18 dhjetor.

Akti thekson se, pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë nisma për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dy vendet, përfshirë dialogun strategjik dhe projektet për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas aktit, SHBA-ja mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohje të ndërsjellë, pa shkëmbime territoriale apo ndryshime kufijsh sipas linjave etnike. Po ashtu, nxit demokratizimin dhe parandalimin e rikthimit të konflikteve etnike në rajon.

Marrëveshja, e njohur si Marrëveshja e Brukseli/Ohrit, përfshin 11 nene që parashikojnë vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë, njohje të simboleve shtetërore, mosbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare nga Serbia, si dhe detyrimin e të dy palëve për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme gjatë dialogut.

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (National Defense Authorization Act), autorizon më shumë se 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe përfshin edhe Kosovën.

Ky ligj pasqyron rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Akti i Autorizmit të Mbrojtjes Kombëtare përmban disa mesazhe si paqja, stabiliteti dhe se e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Akti mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE.

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve. Kosova po ashtu përfshihet në kuadrin rajonal të masave për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu