Sharaa premton drejtësi pas shpërthimit në kishën siriane që la 25 të vrarë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u zotua të hënën se personat e përfshirë në sulmin “e neveritshëm” vetëvrasës ndaj një kishe në Damask një ditë më parë do të ballafaqohen me drejtësinë, duke bërë thirrje për unitet në vend.

Të shtënat dhe shpërthimi vetëvrasës të dielën në kishën e distriktit Dwelaa në kryeqytetin sirian la 25 njerëz të vrarë e 63 të tjerë të plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë, e cila fillimisht kishte raportuar për 22 të vdekur.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi ishte i lidhur me grupin ISIS, raporton mediumi “France24”.

“Ne premtojmë… se do të punojmë natë e ditë, duke i mobilizuar të gjitha agjencitë tona të specializuara të sigurisë, për t’i kapur ata që morën pjesë dhe që e planifikuan këtë krim të neveritshëm dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë” – tha Sharaa në një deklaratë.

Ky sulm “na e kujton rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit të qeverisë dhe të popullit gjatë ballafaqimit me të gjitha ato që i rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë” – shtoi ai.

Sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin sirian që nga ardhja në pushtet e rebelëve në dhjetor u dënua edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ky ishte gjithashtu sulmi i parë brenda një kishe në Siri që nga shpërthimi i luftës civile në vend në vitin 2011, sipas një vëzhguesi, në shtetin ku siguria mbetet njëra nga sfidat më të mëdha për autoritetet e reja.

Që nga ardhja në pushtet e autoriteteve të reja, komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje qeverisë siriane që t’i mbrojë pakicat dhe ta garantojë pjesëmarrjen e tyre në tranzicionin e vendit, sidomos pas dhunës sektare muajve të fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu