Sharaa premton drejtësi pas shpërthimit në kishën siriane që la 25 të vrarë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u zotua të hënën se personat e përfshirë në sulmin “e neveritshëm” vetëvrasës ndaj një kishe në Damask një ditë më parë do të ballafaqohen me drejtësinë, duke bërë thirrje për unitet në vend.

Të shtënat dhe shpërthimi vetëvrasës të dielën në kishën e distriktit Dwelaa në kryeqytetin sirian la 25 njerëz të vrarë e 63 të tjerë të plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë, e cila fillimisht kishte raportuar për 22 të vdekur.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi ishte i lidhur me grupin ISIS, raporton mediumi “France24”.

“Ne premtojmë… se do të punojmë natë e ditë, duke i mobilizuar të gjitha agjencitë tona të specializuara të sigurisë, për t’i kapur ata që morën pjesë dhe që e planifikuan këtë krim të neveritshëm dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë” – tha Sharaa në një deklaratë.

Ky sulm “na e kujton rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit të qeverisë dhe të popullit gjatë ballafaqimit me të gjitha ato që i rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë” – shtoi ai.

Sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin sirian që nga ardhja në pushtet e rebelëve në dhjetor u dënua edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ky ishte gjithashtu sulmi i parë brenda një kishe në Siri që nga shpërthimi i luftës civile në vend në vitin 2011, sipas një vëzhguesi, në shtetin ku siguria mbetet njëra nga sfidat më të mëdha për autoritetet e reja.

Që nga ardhja në pushtet e autoriteteve të reja, komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje qeverisë siriane që t’i mbrojë pakicat dhe ta garantojë pjesëmarrjen e tyre në tranzicionin e vendit, sidomos pas dhunës sektare muajve të fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu