Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja “fitoren” e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27 të mundshme me shumicë shqiptare, po aq sa mori edhe LDK-ja, si ëthim i borxhit për mbështetjen që baba Bini i dha VMRO-së dhe VREDI-t javën e kaluar në zgjedhjet komunale të Severnistanit, ku Kërçova, Struga dhe Bërvenica u shitën për llogari të komiteve të despotit Micko.

Kesisoj, vredistët duan te lajnë m… me sh…duke i uruar baba Binit një fitore inekzistente pasi asnjë parti shqiptare në Kosovë nuk ka fituar më shumë se gjysmën e komunave me shumicë shqiptare.

Por, që vredistët të duken xhentlemenë para mikut të tyre Albin, përmes këtij urimi ata duan ta falenderojnë idhullin e tyre për mbështetjen që ai i bëri në zgjedhjet komunale të Severnistanit më 2 nëntor, ku komitët e despotit Micko i nënshtruan shqiptarët.

Kjo ishte fitorja e komitëve me ndihmen e “shfalerkave” nga VREDi, që sot marrin guximin ta urojnë heroin e tyre të betejave të humbura në Kosovë, për ti uruar “fitoren” në zgjedhjet e djeshme, ku vetëm fitues nuk pati.
Në fakt, nëse i marrim së bashku të gjitha komunat me shumicë shqiptare opozita ka fituar 20 komuna nga gjithsejt 27 në mbarë vendin.
Ahere zotërinj vredistë, sipas llogarive matematikore cili numër është me i madh 20 apo 7, ose marrë veç e veç secila parti nuk ka arritur të fitoj më shume se 7 komuna!

Ndaj, cila parti ka fituar më shumë se 14 komuna të quhet fituese absolute e zgjedhjeve lokale?

Dëshirat nga realiteri janë dy gjëra të ndryshme, prandaj zoterinj vlenushka mësohuni të numëroni kur thoni se baba Bini ka fituar kur gjysmën e 27 komunave e përbëjnë 14 jo 7 komuna të fituara dhe 7 është çereku i komunave jo gjysma e 27!

Si konkluzion mund të kontatojmë se këta vlenushkat do t’i kemi edhe për disa kohë nëpër këmbë si peshqesh nga baba Bini, qe i lëvdoi dhe i trimëroi se do sillnin ndryshimin, por ata nuk sollën ndryshimin por sollën trishtimin te shqiptarët, duke ia falur komunat me shumicë shqiptare komitëve të VMRO-së!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu