Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga komitët e VMRO-së me despotin Mickon në krye, u bënë tashmë realitet falë ndihmës së pakursyer të sejmenëve nga VREDI.

Kičeva dhe Struga pas disa ditësh do t’i ndërrojnë kryetarët jo se ata që i kishim deri tani kishin bërë kushedi çfarë për komunat e tyre, madje i kishin nxjerrë ujë të zi, por që ishin të zgjedhur me votat e shumicës së shqiptarëve dhe një pakice votash të komitëve dhe të socialdemokratëve.

Ndërsa këta të zgjedhurit e 2 nëntorit janë zgjedhur me pazare të ndyra politike, ashtu siç kam konstatuar në shkrimin tim të djeshëm, ku theksoja se VREDI për hir të qëndrimit në pushtet e shiti Bërvenicën dhe Kërçovën tashmë të shëmdrruar në Brvenica dhe Kičevo.

Kurse “Struga povtorno tvoja” do ta paguaj shtrenjtë humbjen e saj, pasi u shit nga Baroni i mafies urbane Markosi dhe u ble nga komitët e VMRO-së, të cilët vënduan “një lugat bahçesh” në krye të komunës, një lolo të kapur e të lidhur nga despoti Micko, që nuk i tremb dot as laraskat e lëre më ta menaxhoj një qytet turistik si Struga.

Paralajmërimi që bëri dega e VMRO-së dy javë me parë, ku permes një fotografie festive uronin lolo Mendiun për Strugën, si fitorja e VMRO-së që e rikthen Strugën sërish në “makedonsko” u bë realitet falë votës së komitëve dhe mafiozit Marko.

Një natë para zgjedhjeve ata bën pazarin e ndyrë mes tyre për bashkëjetesën e re për komunën e Strugës, ku nga ky pazar mes mafiozit Marko dhe komitëve lokal do përfitonin secili grup qokat e pushtetit dhe drejtorit e kaparosura që atë natë se kush kë do të merrte nga drejtoritë në katër vitet e ardhshme në menaxhimin e komunës së Strugës, ku asnjë leverdi nuk do të përfitonin qytetarët por vetëm ujqërit e luginës së Kičevës.
E gjithë kjo maskaradë zgjedhore u luajt në shenjë hakmarrje ndaj DUI-t që nuk e kandiduan Markon, por doktor Arsimin si kandidat i opozitës.

Me këtë fitore spektakolare të kryekomitit Micko dhe të levave të tij vrediste nuk u mposht opozita dhe DUI, por u mposhtën dhe u plandosën shqiptarët.

Dhe rezultati i kësaj fitore të hidhur si farmak është ky: “Struga povtorno tvoja”!

Paralajmërimi im për rrezikun e humbjes së këtyre komunave doli të ishte i saktë në shkrimin që botova një ditë para zgjedhjeve ku po ia bashkangjit shkrimit të sotëm me linkun e listuar më poshtë.

Medsi Shaholli

https://www.facebook.com/share/p/1KEVaaUDsm/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ledioni nderon kujtimin e Shpat Kasapit në Big Brother VIP Albania: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës’

Ledioni në Big Brother VIP Albania kujtoi Shpat Kasapin, duke thënë: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës – duartrokitje...

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu