Shaholli: Për të tretin vit me radhë ngel në klasë “Severnistani”!

Më 4 nëntor u publikua Raporti i Progresit i vitit 2025 për “državën Severna Makedonija” dhe vendet e tjera që aspirojnë BE-në.

Sipas raportit, “Maqedonia e Veriut mbetet vetëm pjesërisht e përgatitur në luftën kundër korrupsionit dhe nuk ka shënuar progres, ndërsa korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe shqetësues.

Prokuroria dhe njësitë hetimore vuajnë nga mungesa e stafit dhe burimeve, ndërsa rastet e korrupsionit të nivelit të lartë shpesh vonohen, parashkruhen ose përfundojnë me dënime minimale.
Rekomandimet e vitit të kaluar mbeten të paadresuara.
Vendit i kërkohet të miratojë Kodin e ri Penal, të zbatojë strategjitë antikorrupsion dhe të sigurojë burime të mjaftueshme për institucionet kyçe.

Mes tjerash, thuhet se vendi nuk bëri përpjekje për të miratuar ndryshimet përkatëse kushtetuese të përmendura në konkluzionet e Këshillit të 18 korrikut 2022, të cilat vendi u zotua t’i nisë dhe t’i miratojë, me qëllim që të sigurohet që Kushtetuta të përfshijë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, siç janë bullgarët”,- theksohet në Progres Raportin e fundit.

Këto janë disa nga shqetësimet që ngre Bashkimi Evropian, ku i kërkonte “Severnistanit” t’i kryente detyrat e shtëpisë si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.
Kurse despoti Micko, si premier i qeverisë në lidhje me Progres Raportin ka deklaruar :”Nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, do të jemi më të mirët. Atëherë me siguri do të marrim pesëshe dhe do të jemi kampionë, dhe pastaj do të marrim veto të re dhe probleme të reja”.

Që çudia të jetë edhe më e madhe me mrekullitë e kësaj qeverie, despoti Micko ka folur me superlativa për arritjet e “Severnistanit”, si vend që ka bërë hapa para Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në!

Kjo është strategjia e despotit Micko dhe komitëve të VMRO-së, duke hedhur fishekzjarre dhe tymnaja në opinion për gjoja rrezikun e ri të kushteve të tjera bullgare, me qëllim për ta bllokuar vendin në proceset e eurointegruese, pasi për ta rruga për në Bruksel kalon përmes Beogradit dhe Beogradi do që këto integrime duhen bërë drejt Moskos dhe jo drejt Brukselit.

Nga ana tjetër kemi dështakët e vredistë të qeverisë së koalicionit, që qëndrojnë të heshtur dhe të strukur nëpër zgëqet e Pallatit të Bardhë, ku edhe pas publikimit të Progres Raportit negativ për “Severnistanin” ata nuk janë prononcuar.
Ata nuk janë prononcuar sepse nuk i pyet askush në vendimmarrjet në politikat zhvillimore apo ndaj proceseve eurointegruese.
Vredistët aty janë thjesht për të përfituar nga leverditë e pushtetit apo për të kollofitur qokat e pushtetit sa herë qeveria ndanë për sejmenët e saj.

Të gjithë jemi dëshmitarë për dekleratat e liderëve e vredistë kur premtonin dhe zotoheshin se brenda gjashtë muajve do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, por po bëhet një vit e gjysmë nga ato deklerata të thata dhe asgje nuk duket në horizont.

Pasi despoti Micko i ka kapur për veshi vredistët një nga një i keni parë ata si qëndrojnë vredistët para tij sa herë që ai i jep mesazhe atyre, tamam “si nuse kauri”!

Kësisoj, shpresat e qytetarëve kryesisht shqiptarë për t’u integruar në BE, sa vjen e më shumë po bëhet një ëndërr e keqe, për shkak të orientimit të politikave në adresë të gabuar të despotit Micko, si pajtim me shtrirjen e hegjemonisë së botës serbe në “Severnistan” dhe më gjerë.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu