Nesër shqiptarët në përballjen e tyre të fundit për zgjedhjet komunale kanë tre komuna të vështira (Bërvenica, Kërçova dhe Struga) për t’i fituar ose për t”i humbur, për shkak të votës që mund të devijohet prej kolonës së pestë të quajtur VREDI, të cilët me urdhër të despotit të tyre do të votojnë kundër kandidatit të tyre në Bërvenicë z.Haqim Ramadanit, vetëm se kështu do Micko.
Ndërsa për Strugën janë derdhur miliona që ajo të mposhtet sipas sloganit të komitëve :”Struga povtorno tvoja”, Lolo Mendiu dhe vredistët u bënë mashë në duart e kryekomitit Micko për t’ia dhuruar Strugën komitëve pas dy dekadave si shpërblim për vazhdimësi të koalicionit qeverisës mes vredistëve dhe komitëve.
Kështu, Bërvenica, Kërçova dhe Struga bëhen kurban për apetitet shoveniste të premierit Micko, ku me këto “fitore” të mundshme përmes levave të pushtetit siç janë sejmenët vredistë nuk mposhtet DUI, siç thonë ata, por dinjiteti shqiptar.
Kërçova është një kështjellë shqiptare ku shqiptarët nuk duhet ta lënë në duart e komitëve dhe të sejmenëve vredistë për faktin sepse aty garon një “duist i ndyrë” si Fatmir Dehari, jo përkundrazi, z. Dehari duhet ta fitoj këtë garë jo për DUI-n dhe Ali Ahmetin, por për dinjitetin shqiptar dhe pastaj drejtësia le ta ndëshkoj për bëmat dhe gjëmat e tij, por jo për qejfin e Mickos të votohet komiti i tij Jovanovski.
Në komunat shqiptare nuk votohet për personin por për vasalët e Mickos, ndsj shqiptarët e ketyre komunave e kanë ne dorë fatin e tyre jo se kryekomunari i zemrës do të bëj mrekullira por behet fjalë për ndalje të turr a vrapit të despotit Micko me pykën e tij VREDI t’i ndëshkoj shqiptarët dhe jo DUI-n.
Këtë duhet ta kuptojne shqiptarët se nuk bëhet fjalë për kandidat te caktuar, por për individë që do ta komprometojnë interesin kombëtar edhe ashtu të përdhosur.
Mbase surprizat e kryekomitit Micko nuk kanë të sosur dhe se në mbrëmjen e së dielës do ta shohim trukun e hilesë së dasmës pa nuse,
sesa para janë derdhur për “delet shqiptare” që të votojnë për komitët, përkundër vullnetit të tyre elektorati i blerë dhe i shitur do ta konfirmoj fjalën e urtë popullore që thotë: “Nga inati i sime vjehrre do vete të fle me mullixhinë”!
Medai Shaholli
