Shaholli: Kukullat e Mickos lojale dhe besnike!

Medai Shaholli

Kështu duken kukullat nga VREDI në pallatin e bardhë, ku e kanë harruar fjalinë ndryshime kushtetuese dhe heqjen e 20% nga kushtetuta me të cilën alarmuan shqiptarët se ne jemi ndryshimi.

Por, nëntë muaj më vonë pasi u “mbarsën” me komitët e Mickos në qeverinë e koalicionit, kukullat e VREDI-t po na lënë dobiçin e tyre në bodrumin e pallatit të bardhë qeveritar si “pjellë e padëshiruar” nga martesa e tyre për interes dhe nuk flasin më për ndryshimet kushtetuese dhe as për fshirjen e 20% e turpit shqiptar, duke e lënë të kuptohet se ata nuk kanë fuqi as dinjitet për t’ia kujtuar despotit të tyre se ndryshimet kushtetuese janë kërkesë dhe kusht i Europës për të çarë përpara.

Pakënaqësitë e z.Taravari me punën e vredistëve në qeverinë e koalicionit, janë vetëm maja e ajsbergut për qëndrimet e tyre mjerane në atë koalicion për ndryshimin që nuk duket gjëkundi.

Prandaj, përderisa kukullat shqiptare nga VREDI do të ngelen kukulla në duar të despotit Micko, ndryshimi nuk do të vij kurrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu