Sela për shkollën në Nerovë: Shkollat nuk janë objekte pa leje, policia të mos bëjë presion mbi fshatarët

Deputeti i Frontit Europian Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me çështjen e shkollës në fshatin Nerovë të Krushevës, e cila është ndërtuar nga banorët e fshatit, por që nuk legalizohet nga autoritetet shtetërore.

Sela i bëri thirrje ministrit të Punëve të Brendshme që të mos dërgojë polici në fshat, për siç tha, frikësimin e banorëve.

“E mira e shkollës është që atje ka 150 nxënës që është e rrallë. Jam si deputet zone për të alarmuar këtë situatë, për t’i bërë apel publik MPB-së që të ndalojë me policinë e vetë për të bërë presion në Nerovë tek fshatarët, pasi kanë me çka merret nëse flasim për objektet ilegale. Për mua shkolla nuk është objekt pa leje, pasi ajo është në interes të qytetarëve, në të cilën ndërtohet jetë dhe e ardhmja. Objektet pa leje janë ato që uzurpojnë hapësirën publike dhe pengojnë qytetarët”.

“Ftoj Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Komunës së Krushevës që të rregullojnë dokumentacionin e shkollës dhe të vazhdojnë investimin me buxhetin e shtetit, në mënyrë që kjo shkollë të përfundojë dhe nxënësit të kenë kushtet optimale për procesin edukativo-arsimor”, tha mes tjerash Sela.

Ndryshe, në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës vazhdon bojkoti i mësimit për shkak të kushteve të mjerueshme për mësim. Prindërit thanë se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu