Sela: Më 19 tetor, është në dorën tuaj që t’i japim fund poshtërimit, t’i themi ndal tendencave Mickoskit për të na zhbërë!

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela në konventën promovuese të AKI-së deklaroi me fitoren më 19 tetor, do të dërgojnë mesazhin e qartë: Që ne nuk lejojmë nëpërkëmbjen e asaj që është e shenjtë.

“E të shenjta janë malet tona, zoti Ahmeti…të shenjta janë fushat e lagjet tona. Në ato qytete e komuna të cilat këto kandidat do t’i prijën fitores më 19 tetor. Të shenjta janë shtëpitë tona, oborret tona, por më të shenjtë se gjithçka tjetër janë vogëlushit tanë. Ata që kanë lindur por edhe ata që do të lindin, ata që do të lindin edhe pas atyre…deri sa të ekzistojnë jeta në këtë tokë. Prandaj pra, e shenjtë është vota jonë, i shenjtë është legjitimiteti i shqiptarëve sepse ka të bëj me malet fushat pragun me ardhmërinë e fëmijëve tanë”, deklaroi Sela.

Sela tha se duhet të jepet qartë mesazhi që nuk lejojnë që të shkelet legjitimiteti dhe të rikthehet dinjiteti.
“Më 19 tetor, është në dorën tuaj që t’i japim fund nëpërkëmbjes, poshtërimit, t’i themi ndal, tendencave të VMRO-së dhe Hristijan Mickoskit për të na zhbërë si popull, si organizim politik, dhe për të na shndërruar si qytetarë apolitik”, deklaroi Sela.

Zijadin Sela tha të drejtat e shqiptarëve është arrit me gjak dhe sakrificë dhe nuk janë dhuruar nga askush.
“E kur gjërat nuk dhurohen por fitohen nuk t’i zhbën kush dhe nuk t’i merr dot. Të drejtat tona nuk janë të falura por janë të marruara me shumë mund e sakrificë. Të bashkuar më 19 tetor, ta japim mesazhin të fitores të shqitparëve dhe të ardhmrisë të shqiptarëve”, deklaroi Sela.

Mgid

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu