Sela: Emir Sulejmani do të jetë kryetar i ardhshëm i Zhelinës

Në fshatin Novosellë, vendlindjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij, u pritën me një atmosferë entuziazmi dhe besimi të plotë në fitore informon Tetovasot.

Sela theksoi se fushata po dëshmon çdo ditë se shqiptarët janë të bashkuar në synimin për ndryshim dhe dinjitet politik.

“Në Novosellë përjetuam të njëjtën atmosferë fitoreje si në çdo vendbanim tjetër që kemi vizituar. Shqiptarët nuk lejojnë nënçmimin, nuk pranojnë nënshtrimin dhe nuk e njohin frikën. Bashkë gjithkund do ta mundim diktaturën dhe do ta rikthejmë dinjitetin!”, deklaroi Ziadin Sela.

Takimi në Novosellë u vlerësua si një tjetër dëshmi e mbështetjes masive që po gëzon Aleanca për Shqiptarët dhe kandidati i saj Emir Sulejmani, që shihet si figura e ndryshimit në Komunën e Zhelinës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Patriotizëm i rremë në emër të kanalizimeve – Shfaqja e trishtueshme e Kaltrina Zekolli Shaqirit në Luboten

Nga njëra anë, lot për dëshmorët. Nga ana tjetër, buzëqeshje e gjerë përpara kamerave në krah të Hristijan Mickoskit. Kjo është skena e fundit...

Vota e zhveshur e GUXO-s pa VV-në zbardhet për herë të parë, në asamble të Prishtinës morën veç 2%

Partia GUXO e krijuar nga Vjosa Osmani tash e mbetur nën udhëheqje të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit – për herë të parë pas...

Lloga në Luboten: Zeqirja Ibrahimi të ndjekë shembullin e Limanit dhe të mbështesë kandidatin e vetëm shqiptar në Butel

Krenar Lloga, ka shpërndarë një mesazh të fortë nga Luboteni, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 19 Tetorit dhe domosdoshmërinë për përfaqësim të drejtë...

Bujar Osmani nga GaziBaba: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft!

Bujar Osmani: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft! Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm...

Në të gjithë Kosovën VV del parti e 3-të, LDK e para!

LDK del partia më e votuar në nivel republikan – VV bie në vendin e tretë Sipas rezultateve përfundimtare të numërimit të votave për asamble...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu