Sela: Bota Serbe, rrezik për orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Debat me Fakte, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, foli edhe për ndikimin e ashtuquajturës Botë Serbe në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, një temë që, sipas tij, ka dominuar debatin politik shqiptar në këto zgjedhje lokale.

Sela theksoi se subjekti i tij politik ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për rrezikun që, sipas tij, i kanoset popullit shqiptar dhe vetë shtetit të Maqedonisë së Veriut nga orientimi drejt lindjes dhe strukturave që nuk i duan të mirën as shqiptarëve, as maqedonasve.

“Kemi paralajmëruar për rrezikun e një orientimi të shtetit drejt lindjes, në drejtim të elementeve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe as vetë maqedonasve. Ka tendenca që Maqedonia e Veriut të futet në hartën e vendeve ku mund të nxisen konflikte për interesa të palëve të treta, që synojnë të përfitojnë pozita më të favorshme negociuese në Ukrainë apo gjetkë,” deklaroi Sela.

Ai shtoi se paralajmërimet për ndikimin në rritje të Botës Serbe nuk janë më vetëm qëndrime të partisë së tij, por tashmë përbëjnë edhe shqetësim zyrtar të institucioneve ndërkombëtare.

“Për hir të së vërtetës, nuk jemi vetëm ne që flasim për rrezikun e orientimit të Maqedonisë së Veriut drejt Botës Serbe. Këtë sot e thotë edhe Parlamenti Evropian. Ai ka shprehur shqetësimin se Maqedonia e Veriut çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e Botës Serbe dhe e ndikimit të saj,” theksoi Sela.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur raportet ndërkombëtare kanë evidentuar rritjen e ndikimit rus dhe serb në rajon, çka ka ringjallur debatet mbi orientimin strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjajshme

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Asllan Koka: Kontrata për “Monopolin” është e pavlefshme- Kasami ka ditur se “Tetovo Tabak” ishte në likuidim

Asllan Koka ka reaguar ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke deklaruar se ky i fundit ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se kompania “Tetovo...

Çështja e Aeroportit të Vlorës: Raportohet se Behgjet Pacolli është në mesin e personave nën hetim nga Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm prokurorësh për hetimin e koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas Gazetës Tema, procedimi penal (nr....

Arian Tahiri 50.82%, Faton Peci 44.95%, nga 35 vendvotime të numëruara në QKN-në

Në Qendrat Komunale te Numerimit (QKN) po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Sipas rezultateve të deritanishme,...

Lladrovci ‘tronditi’ PDK-në me fitoren në Drenas – lëvizja e gabuar politike, që i ‘kushtoi’ shumë Memli Krasniqit!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit sollën rezultate interesant dhe garë të “nxehtë” në shumë komuna. Madje, shumica prej tyre kanë shkuar në balotazh dhe partitë...

Ali Ahmeti fton në protestë në Tiranë: Të mbrojmë çlirimtarët dhe historinë tonë

Tiranë, 15 Tetor 2025- Me një thirrje të fuqishme për bashkim dhe drejtësi, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu