SBU-ja e Ukrainës thotë se ka zbuluar një rrjet shtetëror spiunazhi të Hungarisë

Agjencia ukrainase e sigurisë, SBU, tha të premten se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hunarez me qëllim të sigurimit të të dhënave të inteligjencës për sistemet e mbrojtjes të Ukrainës.

Në një deklaratë, SBU-ja tha se ka ndaluar dy agjentë të dyshuar, për të cilët tha se po drejtoheshin nga inteligjenca ushtarake e Hungarisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo agjenci tha më tej se është hera e parë në historinë e Ukrainës që zbulohet një rrjet hungarez i spiunazhit duke punuar kundër interesave të Kievit.

SBU-ja tha se dy të dyshuarit janë ish-pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, duke shtuar se ata janë duke u mbajtur në ndalim dhe u është dhënë njoftimi se janë të dyshuar për kryerjen e veprës së tradhtisë shtetërore.

Më tej, shërbimi ukrainas i sigurisë tha se dy të dyshuarit ishin rekrutuar nga një stërvitës në inteligjencën ushtarake hungareze dhe u ishin dhënë para të gatshme e pajisje të posaçme për komunikim sekret.

SBU-ja tha gjithashtu se agjentët ishin ngarkuar me detyrën e sigurimit të të dhënave për bateritë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe kapacitete të tjera ushtarake në rajonin Transcarpathia në jug të Ukrainës, që kufizohet me Hungarinë.

Në Ukrainë jetojnë rreth 150 mijë hungarezë etnikë, shumica në rajonin Transcarpathia. Ukraina dhe Qeveria e Hungarisë janë përplasur në të kaluarën për të drejtat e këtij komunieti për përdorimin e gjuhës së tyre amtare.

Qeveria e Hungarisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Hungaria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, blloqe me të cilat Ukraina është aleate e ngushtë në luftën e saj kundër Rusisë.

Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shpesh me probleme. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qenë skeptik për ndihmat ushtarake perëndimore pë Ukrainën.

Ai gjithashtu ka mbajtur raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, duke dalë kundër shumics së udhëheqësve të tjerë të vendeve të BE-së, të cilët janë munduar ta izolojnë presidentin rus që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrains më 2022./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu