“Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 s’janë pronë e Shqipërisë, janë me QIRA për 3 vite”

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar projektligji, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të Kryeministrit.
Gjatë diskutimeve në komision, përfaqësuesit e institucionit të ASIG thanë se satelitët janë në përdorim vetëm nga Shqipëria dhe përdoren sa herë ne e shohim të arsyeshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit.

Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrolin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmone gjenden vetem makinat e djegura.

“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktesisë së të dhenave. Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhenave. Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për proagandat qeveritare”, tha Çupi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu