Salim Sulejmani është emëruar i dërguar special në vendet arabe, Travari: Informacionet për pazare nate dolën të sakta

Salim Sulejmani, dje në seancën qeveritare të RMV-së është emëruar si i dërguar special i vendit për vendet arabe, transmeton Portalb.mk.

“Të emërohet Salim Sulejmani si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Salimi, më 18 maj dha dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e RMV-së.

Nga ana tjetër Taravari a reaguar duke thën se informacionet e tyre për pazare nate, shantazhe dhe transfere interesi rezultuan të jenë tërësisht të sakta.

“Me ngut, në seancën e fundit të Qeverisë së VMRO-DPMNE dhe VLEN-it, ish-deputeti Salim Sulejmani u emërua si i dërguar special në Arabinë Saudite – dhe jo si ambasador i plotfuqishëm, siç ishte pritur nga ai dhe mbështetësit e tij. Ky është një nënçmim i drejtpërdrejtë, i cili vetëm sa e konfirmon natyrën e pazarit të ulët politik, në këmbim të dorëzimit të mandatit të deputetit”, thotë Taravari.

Një tjetër skenar i paralajmëruar sipas tij, po bëhet realitet, e ajo është: Azir Aliu po emërohet Ministër i Shëndetësisë – “një tjetër post personal që blen heshtje dhe tradhti ndaj vullnetit të qytetarëve shqiptarë”.

“Këto emërime, së bashku me zhvillimet që priten në ditët në vijim, janë dëshmi e qartë se grupi i Arben Fetait është instrument qeveritar, i joshur me privilegje dhe kolltukë, i cili ka vetëm një mision: të dëmtojë Aleancën për Shqiptarët dhe të tradhtojë interesin qytetar shqiptar. Por koha i zbulon të gjithë! Fytyra e vërtetë e komplotistëve të mbështetur nga qeveria po del në shesh. Ata po izolohen përditë nga qytetari shqiptar, i cili i njeh tashmë dallimet mes idealeve të pastra të ASH-së dhe interesave personale të kolaboracionistëve politikë”, thuhet në reagim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu