Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë për Ligjin për kundërvajtje në komunikacion, për ndryshimin e të cilit nevojiten dy të tretat e votave. Opozita ka rezervat e saja. Nga BDI shprehen të prerë se nuk do ta votojnë, njësoj siç e cilësojnë problematike tërë pakon e ligjeve që lidhen me sistemin “Safe City”.

“Parimisht jo, për shkak se si pako është problematike, ngase prekë çështje te ligjet tjera me të cilat ne nuk jemi dakord”, thonë nga BDI.

LSDM-ja për momentin nuk kanë qëndrim se si do të votojnë për këtë ligj, ndërsa njësoj nuk është diskutuar as brenda partisë E Majta. VMRO-DPMNE-ja konfirmon se ka negociata për sigurimin e numrave. Bojan Sotjanovski gjatë intervistës në Alsat tha se nuk pret që ky ligj dhe vetë sistemi Safe City të keqpërdoret për pikë politike.

“Nevojiten dy të tretat dhe praktikisht ai është ligji që është platformë e ligjeve të tjera, nëse ai ligj nuk sillet, mund sistemi të mos futet në funksion nga 1 shkurti. Unë shpresoj se deputetët e opozitës do ta njohin momentin dhe do ta mbështesin. Po është e vërtetë kemi bisedime dhe mendoj se do të kemi sukses të sigurojmë dy të tretat e votave për këtë ligj”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Për futjen në funksion të sistemit Safe City, nevojitet ndryshimi i një pakoje prej 6 ligjeve, katër prej të cilave janë miratuar, ndërsa mbeten Kodi Penal dhe Ligji për kundërvajtje në komunikacion. Pa miratimin e ligjit sistematik me 2/3, sistemi Safe City nuk mund të hy në funksion nga data 1 shkurt. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu