Sabotohen fluturimet çarter me votues shqiptarë nga diaspora?

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për aterim për aeroplanët çarter që pritet të mbërrijnë nesër dhe të shtunën në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, me pasagjerë kryesisht shqiptarë nga diaspora, të cilët synojnë të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas burimeve të gazetës, drejtori i DAC-së, Dragi Stojanovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së, po vonon dhënien e përgjigjeve pozitive për kërkesat e agjencive turistike që kanë siguruar fluturimet çarter.

Bëhet fjalë për avionë që vijnë nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe vende të tjera të Evropës, të cilët kanë aplikuar për leje aterimi në aeroportet e vendit, por që ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente. “Janë votues kryesisht shqiptarë të organizuar të diasporës që duan të votojnë në Bërvenicë, Kërçovë dhe Strugë. Agjencitë që organizojnë fluturimet çarter ankohen se, edhe pse kanë dorëzuar kërkesat sipas rregullit dhe në afat, përgjigjet mungojnë”, kanë deklaruar për KOHA disa përfaqësues të diasporës që tashmë kanë blerë biletat e udhëtimit.

Burimet thonë se vonesat janë të qëllimshme dhe përkojnë me përpjekjet e strukturave partiake për të penguar ardhjen e votuesve shqiptarë nga diaspora, të cilët në raundin e parë kanë pasur ndikim të dukshëm në disa komuna me shumicë shqiptare. Nga Drejtoria e Aviacionit Civil ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me këto akuza, ndërsa situata pritet të qartësohet në orët në vijim, pasi shumë prej fluturimeve janë planifikuar për të premten dhe të shtunën – vetëm një ditë para votimit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si...

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu