Rusia thotë se Ukraina po e shkatërron stacionin kryesor të gazit në Sudzha

Rusia akuzoi Ukrainën të premten se sulmoi objektet e saj energjetike, pavarësisht një moratoriumi në sulme të tilla, duke thënë se një pjesë kyçe e infrastrukturës së gazit në qytetin e Sudzha ishte shkatërruar praktikisht.

Një zyrtar ukrainas tha se ishte Rusia ajo që sulmoi pikën e tranzitit të gazit në Sudzha. Reuters nuk mund të vërtetonte në mënyrë të pavarur se cila palë ishte përgjegjëse.

Shtetet e Bashkuara bën të ditur për marrëveshje të veçanta me Ukrainën dhe Rusinë të martën për të ndalur sulmet e tyre në Detin e Zi dhe kundër objektivave energjetike të njëri-tjetrit.

Uashingtoni shpreson se këto do të çojnë në një armëpushim të plotë dhe bisedime paqeje për t’i dhënë një fund përfundimtar luftës trevjeçare.

Por secila palë ka akuzuar tjetrën për thyerjen e armëpushimit të energjisë, duke nënvizuar brishtësinë e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga ShBA-ja.

Sudzha, në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk, është vendi i një stacioni matës gazi në pikën e tranzitit ku Rusia pomponte gaz me tubacion nëpër Ukrainë dhe në Evropë deri në fund të vitit të kaluar.

Flukset u ndalën më 1 janar pasi Ukraina nuk pranoi të rinovojë marrëveshjen për shkak të luftës.

Infrastruktura e tubacioneve për eksportet e mundshme të gazit rus nëpërmjet Ukrainës në Evropë mbetet në vend, por objekti i Sudzhës do të duhet të rindërtohet në mënyrë që gazi të pompohet përsëri atje në çdo moment në të ardhmen, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Pas 1 Majit e nxjerrim jashtë!” – Fatmir Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri

Ministri nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke lëshuar një deklaratë të fortë në...

Kjo tokë është amanet!’ – thirrja e invalidit të luftës Bejtulla Elezi, ish-ushtar i UÇK-së ndaj politikës përçarëse

“Kjo tokë është amanet dhe populli nuk harron” – thirrja e invalidit të luftës, ish-ushtarit të UÇK-së, Bejtulla Elezi “Prej kohësh po e shoh me...

Nëse Taravari largohet qeveria nuk do të ketë shumicën e Badenterit!

Nëse plotësohen pritshmëritë që Aleanca për Shqiptarët e Arbën Taravarit do të përjashtohet ose do të largohet nga Qeveria, shumica qeverisëse nuk do të...

Reuters njofton se SHBA po e mbyll Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Kosova i humb mbi 200 milionë dollarë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i japë fund punës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila...

Alarmi i kryeqytetit (Prishtinë) pritet të testohet të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të realizojë test rutinë të sistemit të alarmit publik të shtunën, më 26 prill 2025, në orën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu