Rubio: Maduro do të gjykohet në SHBA, nuk priten veprime të tjera në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pret që të mos ketë veprime të mëtejshme kundër Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro, ka deklaruar senatori republikan amerikan Mike Lee.

Lee konfirmoi arrestimin e presidentit venezuelian, i cili pritet të dalë para gjykatës në Shtetet e Bashkuara për akuza penale, pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me Rubion.

“Ai (Rubio) parashikon se nuk do të ketë veprime të tjera në Venezuelë tani që Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA,” tha senatori Lee, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas tij, sulmet amerikane janë “ndërmarrë për të mbrojtur dhe siguruar personelin që po zbatonte urdhrin e arrestit” ndaj Maduros.

Më herët, Lee kishte shprehur rezerva lidhur me bazën ligjore të këtij operacioni.

“Pres me interes të mësoj se çfarë, nëse ka diçka, e justifikon kushtetutshmërisht këtë veprim në mungesë të një shpalljeje lufte ose autorizimi për përdorimin e forcës ushtarake”, ka shkruar ai ne X.

Deklaratat vijnë në mes të tensioneve të shtuara ndërkombëtare dhe pas pretendimeve të bëra nga ish-presidenti Donald Trump për kapjen e Nicolás Maduros gjatë një operacioni të gjerë amerikan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoti: Rezultati i LDK-së s’përfaqëson potencialin që ka partia, do të bashkohemi sërish për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë

Avdullah Hoti ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku ndonëse LDK-ja doli e treta, ai pati një rezultat më të mirë...

Lumiri në shtëpi, Faton Bislimi në krye!

PROF. DR. ENVER BYTYÇI Kosova votoi! Jo vetëm kaq, por edhe reflektoi! Nuk ua la më partive politike që të luajnë me fatin e saj!...

30 minuta – Kaq zgjati rrëmbimi i Maduros nga forca Delta

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i gjerë amerikan në Venezuelë, ku presidenti i vendit, Nicolas Maduro, u rrëmbye me sukses...

Trump paralajmëron figurat politike në Venezuelë: Nëse ndiqni gjurmët e Maduros, do të keni fatin e tij

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se embargoja amerikane ndaj naftës venezueliane mbetet në fuqi pas kapjes së Nicolás Maduro dhe shtoi se kompani...

SHBA godet bazat ushtarake të Venezuelës, shpërthime të forta në kryeqytet. Trump: Arrestuam Maduron dhe gruan e tij! Reagime të forta ndërkombëtare

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga Venezuela pasi SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu