Ambasadori Meidani ngre zërin: Urrejtja publike nuk është “incident sportiv”, por rrezik për stabiliteti

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend – as në sport, as në shoqëri

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas thirrjeve skandaloze dhe fyese kundër shqiptarëve të dëgjuara gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë. Ai e cilësoi ngjarjen si një alarm serioz për shoqërinë dhe kërkoi reagim të qartë dhe me përgjegjësi nga autoritetet më të larta të vendit.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport – as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë një sinjal i rrezikshëm që s’mund të injorohet,” u shpreh Meidani në reagimin e tij.

Ai theksoi se bashkëjetesa ndëretnike nuk është automatike, por kërkon përkushtim të përditshëm dhe respekt të ndërsjellë, jo vetëm në fushën e sportit, por në çdo hapësirë publike.

Ambasadori konfirmoi se po ndjek me vëmendje reagimet zyrtare dhe bëri thirrje për qëndrim të qartë, të fortë dhe të përgjegjshëm nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Në fund, ai e mbylli mesazhin me theks të fortë mbi vlerat e përbashkëta europiane dhe rëndësinë e ndaljes së gjuhës së urrejtjes në Ballkan:
#Respekt #Bashkëjetesë #SportPaUrrejtje #Shqiptarët #Kumanovë #Ballkani #EArdhmjaEuropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu