RMV, Prokuroria filloi hetimet për 11 persona në lidhje me krimin e organizuar në Çarshinë e Shkupit!

Prokuroria Themelore Publike për Luftimin e Krimit të Organizuar e Korrupsionit dhe Policia e Maqedonisë së Veriut kanë bastisur disa lokacione në qytetin e Shkupit, ku janë konfiskuar disa dëshmi materiale, transmeton in7.info.

“Në aksionin janë marrë një numër i dëshmive materiale dhe janë arrestuar nëntë persona të dyshuar, ndërkohë dy persona janë të pakapshëm për organet”, deklaroi Prokuroria.

Prokurori publik përkatës pas marrjes së kallëzimin penal, ka Urdhëruar hetim për 11 persona për të cilët ekziston dyshime themelore për kryerjen e veprës penale, në lidhje me krimin e organizuar dhe dëmtimin e materialeve nga trashëgimia kulturore. Pesë prej tyre dyshohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

I akuzuari i parë, si Kryetar i Këshillit të drejtorëve në shoqërinë aksionare, nuk ka kryer detyrat zyrtare. Ai së bashku me tjetër ka krijuar grup për shitblerjen e hotel “Shar An”, edhe pse ka qenë me vetëdije se është në hapësirat që përfaqësojnë trashëgimi kulturore dhe nuk mund të shitet. Për këtë, ai ka urdhëruar pjesëtarët e grupit të akuzuar për prishjen e atij objekti.

Ata dyshohet se veprimet e tyre kriminale i kanë kryer prej tetori i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2023. Prokuroria vlerësoi që përmes këtyre aktiviteteve është dëmtuar buxheti i vendit për 180 milionë denarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu