RMV, gjyqtarët kushtetues shqiptarë do të bojkotojnë seancën për Ligjin e Gjuhëve, të kontestueshëm plot 18 nene

Gjyqtarët kushtetues shqiptarë do të bojkotojnë seancën e Gjykatës në të cilën do të vendoset për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ka konfirmuar dje nga Brukseli zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, por edhe gjykatësi kushtetues Osman Kadriu. Në konferencën “Miqtë e Evropës”, Fetai paralajmëroi probleme në vendimmarrje sipas ligjit, ndonëse tha se është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, në intervistën për Alsat deklaroi se nuk është e vërtetë që para Gjykatës Kushtetuese kontestohen vetëm 2-3 nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por 18 nene të cilat janë parashtruar nëpërmjet 13 iniciativave nga 46 subjekte, përfshirë akademikë, profesorë e parti politike, transmeton Portalb.mk.

Siç thotë Kadriu, një prej kontesteve të papërmendura deri më sot në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është edhe ajo e zhdukjes së termit të shkruar në kllapa (gjuha shqipe). Kadriu theksoi gjithsesi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ku vihen në pikëpyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar.

“Në opinion deri tash është folur se kinse kontestohen 2-3 dispozita. Jo! Kontestohen 18 dispozita. A të kontestohen 18 dispozita të Ligjit për Gjuhët, do të thotë të kontestohet gjysma e ligjit…Në qoftë se të gjitha ato që kontestohen 18, dhe në qoftë se gjykata me shumicë votash e pranon kontestin e tyre edhe bën abrogimin e tyre, ne atëherë nuk kemi ligj. Do të thotë nëse pranohen këto, atëherë nuk kemi ligj. Bile-bile, për informimin tuaj, një prej kontesteve është edhe kontesti i përdorimit të termit gjuha shqipe, në dy dispozita përdoret”, deklaroi Osman Kadriu, gjykatës kushtetues.

Sipas gjykatësit Kadriu, nëse kontestimi i këtyre neneve miratohet, atëherë edhe pjesa tjetër e ligjit vetvetiu do të abrogohet pasi nuk do të mund të zbatohen.

Kadriu, tha se bashkë me kolegun e tij shqiptar, Naser Ajdari vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në seancën e 11 dhjetorit.

“Tash për tash përcaktimi është që ne të mos marrim pjesë. Arsyet janë domethënë shumë të arsyeshme dhe të qëndrueshme se pse ne nuk marrim pjesë. Cilat janë ato? Një prej atyre fondamentale, në rend dite është çështja e Ligjit për Gjuhët, a kjo çështje dhe Ligji për Gjuhët, rregullon çështjet e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit dhe në qoftë se mendohet siç ka vepruar deri tani gjykata, me shumicë edhe me mbivotim të vendosë për këto çështje të karakterit nacional, sidomos të karakterit nacional shqiptar, atëherë ne nuk e shohim të arsyeshme që të miratohet vendim me mbivotim – a, vendoset për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Osman Kadriu, gjykatës kushtetues.

Seanca gjyqësore është caktuar zyrtarisht për të mërkurën e ardhshme, më 11 dhjetor. Vendimi për kushtetutshmërinë e Ligjit për Gjuhët, pas shfuqizimit të Balancuesi, shkaktoi reagime të forta politike në radhët e BDI-së. Nga atje thonë se Gjykata vendosi në mënyrë të njëanshme dhe monotetike nën presionin politik.

Në një kumtesë të sotme për media nga BDI thonë se çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht një veprim juridik, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes që ky vend ka ndërtuar me shumë sakrifica.

Bojkotin e gjyqtarëve shqiptar, BDI e konsideron si tregues të fortë se këto përpjekje për të goditur 10 nene të këtij ligji kanë natyrë thellësisht diskriminuese dhe synojnë të “vrasin” gjuhën shqipe në mënyrë institucionale.

“Ky ligj është produkt i një kompromisi të ndërlikuar, i arritur pas viteve të mundimshme negociatash dhe është themeli i barazisë ndëretnike dhe respektit të ndërsjellë. Një vendim që do të cënonte këtë ligj do të përfaqësonte një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një kthim pas drejt një të ardhmeje të pasigurt dhe të trazuar. Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë moment si një pikë kritike, ku çdo veprim që synon të prishë këtë balancë delikate është kapërcim i Rubikonit. Nëse një herë që kjo vijë kalohet, nuk do të ketë më kthim pas! Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë. U bëjmë thirrje qytetarëve, liderëve politikë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të parandaluar këtë akt që rrezikon stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Shqiptarët dhe të gjitha komunitetet që besojnë në drejtësi dhe barazi nuk mund të heshtin përballë këtij kërcënimi. Ky nuk është një moment për të qëndruar indiferentë. Ky është një moment për të zgjedhur anën e drejtë të historisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lënda e Ligjit për Gjuhët u formua nga 13 nisma nga qytetarë, parti dhe shoqata të ndryshme në vitin 2019, por u aktivizua këtë vjeshtë, pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Ndryshe, shtatë vjet pas miratimit të ligjit të gjuhëve në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë, në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor do të vendoset shfuqizimi i plotë ose i pjesshëm i këtij ligji. Problemi nuk qëndron te ligjet që janë burim i marrëveshjes së Ohrit, por te “dështimi i politikës që 20 vitet e fundit nuk arriti t’i bëjnë këto ligje imune ndaj mendjeve shoviniste nën petkun e politikanit apo gjykatësit”, thanë ekspertët juridik për Portalb.mk.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të. Seanca për vlerësimin e kushtetuetshmërisë të këtij ligji fillimisht ishte caktuar për me 5 tetor por për shkak të ndjeshmërisë së situatës, u shty për më 11 dhjetor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Richard Grenell reagon pas protestës në Tiranë: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith!

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të...

A është Armend Kadrievski “ndryshimi” i pretenduar i Mendi Qyres në Strugë?

Në Strugë prej kohësh përflitet se Armend Kadrievski është një nga njerëzit më të afërt me Mendi Qyrën. Sipas zërave në terren, ai shihet...

Bedri Lika i kthen përgjigje të fortë Kostovskit: Nuk jeni as mbi xhaminë, as mbi të vërtetën

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Butelit, Daeko Kostovski se gjatë hutbes së sotme tmë mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel...

Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë! (VIDEO)

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër...

Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen Kontratat tek “NP- PARKINGU” të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe kontrata në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu