Riemërtimi i rrugëve, fishekzjarre të Bilit për efekt elektoral!

Reagimi i një grupi pleqësh të rrjedhur nga Lidhja e Luftëtarëve Antifashist të Tetovës, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre përmes një letër të hapur për kryekomunarin Kasami se nuk do të lejojnë ndryshimin e emrave të rrugëve të partizanëve maqedonë dhe zëvendësimin e tyre me emra të nacionalistëve shqiptarë, u duk më shumë si diskurs neofashist i një grushti pleqësh pseudofashistë që mezi qëndrojnë në këmbë.
Duket qartë se ata në kilometrat e tyre të fundit të jetës duan të ruajnë privilegjet për pasardhësit e tyre, të fituara padrejtësisht gjatë komunizmit jugosllav me mbajtjen e dhunshme të emrave të rrugëve në një komunë me shumicë shqiptare siç është Tetova.

Gjuha e përdorur dje nga SDSM-ja, na kujton gjuhën e urrejtjes dhe të shovinizmit të Lidhjes Komuniste gjatë viteve tetëdhjeta kundër historisë sonë, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Riemërimi i emrave të rrugëve të Tetovës me emra nga historia dhe kultura shqiptare është domosdoshmëri e kohës madje i vonuar.

Arsyetimet që nxorrën titistët e parinovuar të SDSM-së, se emrat sllavo-maqedonas që mbajnë rrugët e saj nuk duhet ndryshuar sepse ata përfaqësojnë trashëgiminë historike për Tetovën nuk qëndron.
Ky formulim i zbarët nuk qëndron sepse ”ata patriotë sllavo-maqedonas” nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit janë vënduar me dhunë dhe nuk i kanë pyetur shqiptarët, ndaj sot nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shumicë siç janë shqiptarët në Tetovë.

Partitë politike të bllokut sllavo-maqedon vazhdojnë të ushqejnë akoma ëndrrën të dominimit dhe të supremacisë ndaj të drejtës legjitime të shqiptarëve për të vendosur mbi të drejtat e tyre të menaxhimit të shumicës me komunën e tyre siç janë edhe emërimi i rrugëve në një komunë me shumicë shqiptare.

Në këtë vijë kundër ndryshimit te emrave është rreshtuar edhe LSDM-ja si pasardhëse e LKJ-së, e cila dje ka dekluar se këto nisma janë skanare nacionaliste të Kasamit që nuk do të kalojnë.

Në lidhje me këto zhvillime këshilltarja e SDSM-së Adrijana Tomovska, në Këshillin Komunal të Tetovës eshtë shprehur:

“Si partner koalicioni të Kasamit, kërkojmë që Mickoski publikisht t`i bëjë thirrje ta tërheq këtë propozimligj. Këshilltarët e DPMNE-së gjithashtu ta kundërshtojnë dhe të jenë kundër, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM-ja publikisht dënon qëllimet e Kasamit për të krijuar ndasi të reja midis qytetarëve dhe tensione etnike. Skenaret nacionaliste të Kasamit dëmtojnë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo partiake”.

Shfaqjet e shovinizmit dhe të antishqiptarizmit vazhdojnë të paraqiten herë pas here te një parti si SDSM-ja, si pasardhëse e ish LKJ-së, e cila ende nuk është distancuar kundër krimeve të komunizmit jugosllav në Maqedoni e më gjerë ndaj shqiptarëve që nga 1945 e deri më sot.

Ata së bashku, si SDSM-ja edhe VMRO-ja, janë ushtarë të verbër të linjës nacionsliste, ku vazhdojnë ta mbajnë të ndezur edhe më tej ndjenjën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Prandaj, le ta kenë te qartë si SDSM-ja ashtu dhe VMRO-ja me Levicat se pa liri dhe barazi të shqiptarëve, nuk do të ketë të ardhme as për “Severnën”, e cila po qëndron në këmbë falë patericave shqiptare.

Përgjegjësinë dalzotëse para kombit shqiptar e kanë partitë politike shqiptare dhe intelektualët, kur janë zotuar si dorëzan gjatë fushatave elektorale, por si duket ata kanë hequr dorë nga kjo përgjegjësi kombëtare për hir të leverdive të pushtetit.

Propozimligji i Bilit si kryetar Komune për ndryshimin e emrave të rrugëve të Tetovës të cilët mbajnë padrejtësisht emra të pamerituar nga një kohë e perënduar është i drejt por me pravijë politike për përfitim elektoral.

Për më tepër ky propozimligji është një sajesë e gjetur pseudopatriotike me fishekzjarre para zgjedhjeve lokale, kur dihet se nuk ka asnjë shans që Bili t’i bind pakicat në Këshillin Komunal për ta votuar atë propozimligj për të ndryshuar emrat e rrugëve me emra të një perandorie të fundosur, duke i zëvendësuar ato me emra nga kultura dhe historia shqiptare.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu