Rezultonte i zhdukur që në vitin 2012, shqiptari gjendet i gjallë në burgjet e Assadit

Një shqiptar nga Kosova është liruar pas 12 vitesh që kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad në Siri. Ai është shtetasi me inicialet A.SH nga fshati Seçishtë i Hani Elezit. Në lidhje me këtë ka folur edhe eksperti i Sigurisë në Bedri Elezi, i cili ka thënë se ai kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij.

Më tej, Elezi tha gjatë një interviste televizive, se A.SH pas lirimit ka njoftuar familjen e tij që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar.

Elezi tregoi me detaje dhe historinë e këtij personi ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për t’i ikur forcave të Asaddit ai kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin.

Më tej, Elezi tha se ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djalë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.

“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu