Real Madridi fiton titullin e 13-të, deklason Barcelonën në Arabi

Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Barcelonës në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës me rezultatin e thellë 4:1.

Ekipi madrilen e nisi mrekullisht ndeshjen pasi në minutën e 7’të shënoi për 1:0 me anë të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline

Vini shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 10’të për rezultatin 2:0.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm për Barçën dhe ishte minuta e 33’të e pjesës së parë.Në pjesën e parë, sulmuesi brazilian Vini Jr shënoi edhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë dhe kompletoi hat-trikun e tij.

Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Rodrygo, për t’ia dhënë fitoren Real Madridit me rezultatin e thellë 4:1.

Në minutën e 71’të, Barcelona mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Araujo.

Kujtojmë që kjo është hera e 13-të që Real Madrid fiton titullin e Superkupës./Indeksonline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu