Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të kandidatit për kryetar komune, prof. dr. Isamedin Azizi.

Në reagimin e saj, Nuhiu-Qafleshi thekson se gjatë tubimit të VMRO-DPMNE-së në Butel, është dëmtuar qëllimisht reklama e kandidatit të AKI-së, duke e cilësuar këtë si një akt vandal dhe provokim politik në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

“E dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë veprim vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të reagojnë menjëherë, duke identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe porositësit e këtij akti të ulët, pas të cilit qëndrojnë aktivistë të VMRO-DPMNE-së,” – thekson ajo.

Nuhiu-Qafaleshi shton se “mund të dëmtojnë fotografinë e profesor Isamedin Azizit, por nuk mund të dëmtojnë dinjitetin, krenarinë dhe përkushtimin e tij”, duke theksuar se asnjë akt vandal nuk do të ndalë përpjekjet për ndryshim në Butel.

Në fund, ajo bën thirrje për garë të ndershme, qetësi dhe respekt të procesit zgjedhor, në mënyrë që 19 tetori të jetë dita e fitores së demokracisë, jo e dhunës dhe frikësimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

OKB-ja: 21.2 milionë njerëz përballen me uri akute për shkak të konfliktit në Sudan

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se gati tre vjet konflikt midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan kanë lënë 21.2...

Mediat gjermane, zvicerane dhe italiane i kushtojnë artikuj Shpat Kasapit: “Superylli shqiptar ka ndërruar jetë

Mediat më prestigjioze evropiane kanë raportuar gjerësisht për vdekjen e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë dje në Itali pas...

Grushti-shteti në Guinea, ushtria merr kontrollin, arrestohet presidenti

Një grup oficerësh ushtarakë në Guinea-Bissau kanë marrë kontrollin e vendit, ndërsa raportimet e para thonë se presidenti Umaro Sissoco Embaló është arrestuar. Grushti i...

Adelina Tahiri e ashpër ndaj “Stry”-ve se “e kam dasht shumë” pas ndarjes nga jeta të Shpatit: Njerëzit po i nderoni vetëm pasi vdesin

Adelina Tahiri ka reaguar ashpër ndaj atyre që po shprehin respekt për Shpatin pas vdekjes së tij, duke thënë se “njerëzit po i nderoni...

Labi tregon të vërtetën: Po, i kam bërë buzët me botox dhe më pëlqejnë

Labinot Rexha, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4 e ka pranuar publikisht se buzët e tij janë të mbushura me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu