Rama nga Parada e Krenarisë: Është me rëndësi që Prishtina dhe Kosova të jenë të barabartë për të gjithë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që organizohet nga komuniteti LGBTI në Prishtinë. Nga ky organizim, kryetari Rama tha se është me rëndësi të madhe që Kosova dhe Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, pa dallim.

“Është me rëndësi të madhe që Kosova, Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, që të ju mundësojë secilit person çfarëdo gjinie apo religjioni, që me ju mundësu të jenë vetëvetja. Pra të jemi të barabartë të gjithë, edhe këtë Prishtina po e tregon çdo vit që të jemi një kryeqytet të hapur për të gjithë, të barabartë për të gjithë, pra me i përkrahë të drejtat e gjithë qytetarëve të kryeqytetit” – tha Rama.

Tutje, i pari i Prishtinws tha se ka ende probleme, për shkak se sipas tij, një numër i komunitetit LGBTI maltretohen dhe keqtrajtohen pa arsye.

“Kemi për fat të keq ende shumë probleme, sepse një numër i komunitetit për fat të keq edhe maltretohen, keqtrajtohen pa arsye, pra vetëm për atë që janë. Ne duhet t’i përkrahim secilin qytetar të Prishtinës me kush janë dhe çka janë, të ndihen të lirë që të jenë vetëvetja. Edhe sot po e bëjmë këtë këtu” – tha Rama para gazetarëve.

Në Prishtinë në sheshin ‘Skënderbeu’ ka nisur Parada e Krenarisë, që organizohet nga komuniteti LGBTI. Parada është nisur nga sheshi ‘Skënderbeu’ drejt Katedralës dhe do të përfundojë tek Biblioteka Kombëtare.
Parada do të përmbyllet me një koncert. Pjesëmarrës në këtë paradë është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ambasadorë dhe fytyra të tjera publike nga politika.Java e Krenarisë në Kosovë ka nisur më 03.06.2024 , ndërsa kjo është hera e tetë që në Kosovë mbahet parada e Krenarisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

Abdixhiku: Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj

Lumir Abdixhiku ka publikuar një video nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ku u rizgjodh kryetar i kësaj partie, e ku tha se në...

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Nuk është e vërtetë, përmendet institucioni, jo unë

Mediat në Kosovë raportuan se në dosjen e famshme “Epstein” përmendet edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. jahjaga epstein Në mesazhet e publikuara nga Departamenti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu