Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes tyre ekzistojnë dallime në qëndrime sa i përket disa çështjeve shtetërore.

Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur.

“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime. Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në bashkëpunimin ndërshtetëror me Kosovën kemi bërë përparim të dukshëm dhe po punojmë për projekte madhore, si hekurudha Durrës–Prishtinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj edhe kritikave për afrimin e tij me Serbinë, duke thënë se e kupton ndjeshmërinë që ekziston në Kosovë për shkak të historisë së dhimbshme të luftës.

“I mirëkuptoj të gjitha etiketimet që më vihen, sepse burojnë nga kujtime shumë të freskëta dhe tragjike të popullit të Kosovës. Nuk i marr me të keq, sepse jam mësuar me këtë. Unë punoj për të vërtetën dhe për njerëzit që më besojnë, jo për të kënaqur këdo”, theksoi ai.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet e marra përsipër dhe më pas t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit.

“Sipas meje, Kosova duhet të përmbushë në mënyrë të njëanshme të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu dhe t’ia lërë topin Serbisë. Pastaj t’u thotë vendeve të Evropës: ‘Ne i kemi bërë detyrat tona, tani është radha e Serbisë’. Duhet të shkëputet plotësisht nga ideja e varësisë ndaj Serbisë dhe të ecë përpara si shtet sovran”, u shpreh Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: S’është e drejtë ta shpallim Listën Serbe organizatë terroriste

SHBA-ja e vlerësoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe si një tentim “përçarës” dhe si një përpjekje me “vizion të ngushtë” nga...

LSDM: Qeveria VMRO-VLEN e përfshirë në privatizimin skandaloz- privatizuesi serb i ‘Stopanska Bankës- Manastir’ lidhet me Milan Radojçiqin

LSDM ka publikuar akuzat e radhës ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke pretenduar se privatizimi i “Stopanska Bankës Sh.A Manastir” është pjesë e një...

Debati për emigrantët ndez skenën politike: kryeministri akuzon Filipçen për frikësim të qytetarëve

Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi...

Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës nga Hamza: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza. Peci në betimin...

Bankieri i Vuçiçit në zemër të Maqedonisë?- LSDM: ‘Alta Banka’ e Vuçiçit u fut në Maqedoni si dhuratë për VMRO-DPMNE-në

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, konkretisht ekipi i saj i ashtuquajtur antikorrupsion, sot njoftoi “bombë” të re, përkatësisht ata prezantuan gjetjet për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu