Rama: Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër

I pranishëm në forumin e medias për Europën Juglindore, kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se palët për një kohë të gjatë kanë shmangur të pashmangshmen, që sipas tij është të merren vesh. Për kryeministrin nuk ka rrugë tjetër, pasi vendi i tyre është në komunitetin euroatlantik.

“Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Europës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”.

Rama tha se aktualisht situatën mes dy vendeve e sheh më pozitive. Sipas tij aktualisht ka progres në parim për të ecur përpara në çështjen e asociacionit.

“Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë me e dobishme për gjithkënd, sesa çfarëdolloj përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shndërruar politikën e jashtme në një mjet të politikës së brendshme. Situata tanimë siç e shoh unë, është paksa ndryshe, sepse ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e asociacionit. Shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtar këtu. Kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edh më dramatike, nëse e pashmangshmja mohohet, mohohet e shtyhet. Kam besuar gjithmonë që kjo është e vetmja rrugëzgjidhje”./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu