Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama e cilësoi procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së si një farsë, që sipas tij ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ka vijuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se e ka gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të buzëqeshur, duke e përshkruar këtë si qëndrim të një njeriu të pafajshëm me karakter të fortë. Ai shtoi se i mungojnë fjalët për të përshkruar atë që e konsideroi një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës demokratike.

Sipas Ramës, kjo çështje nuk përbën vetëm një padrejtësi ndaj disa individëve, por ndaj vetë popullit të Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij. Ai theksoi se drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë pasur rol vendimtar jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në heqjen e një njolle të rëndë historike për Europën.

“Udhëtimi drejt Hagës dhe takimi me Hashimin, komandantin e Luftës Çlirimtare, udhëheqësin e Kosovës së lirë dhe vëllaun tim matanë bjeshkëve, ishte një moment shënjues i javës që shkoi. Ai u rrëmbye, u rrëmbye pa gjyq, u rrëmbye pa akuzë, nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, me vullnetin e vet të lirë. U rrëmbye për një farsë të nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe të vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh qesharakë të akuzës ndërkombëtare në Hagë. E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tij. Nuk di, realisht nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, bazuar në besimin e atyre që e votuan këtë gjykatë duke ia lënë në dorë drejtësisë ndërkombëtare të bëjë drejtësi dhe sot gjenden në këtë situatë ku në fakt, padrejtësia nuk u bëhet thjeshtë disa udhëheqësve të popullit të Kosovës në luftën për liri, por po i bëhet vetë atij populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, por që falë ushtrisë çflirimtare të Kosovës, falë Hashim Thaçit, falë Kadri Veselit, falë Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve, çliroi edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada e dekada turpi me radhë. Zoti qoftë me burgosurit pa gjyq të Kosovës, në Hagë, që prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, janë pengje, pengje të një padrejtësie, një padrejtësie në Europën e lirisë demokracisë e shtetit ligjor. Dhe le të lutemi që viti i ri të sjellë edhe fundin e këtij turpi në kurriz të luftës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, të Republikës së Kosovës, përveçse të disa individëve të pafajshëm.”, tha Rama. /vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

Mexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu