Radarët inteligjentë hyjnë në funksion nga sot: shoferët marrin njoftime me SMS dhe email

Nga sot do të vendoset në funksion sistemi “Safe City” apo kamerat radar që do të kapin shoferët që tejkalojnë shpejtësinë.

Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës, shkruan SHENJA.

“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”, ka deklaruar ministri Toshkovski.
Shoferët tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Sistemi do të zbatohet plotësisht nga janari.
Çdo pronar automjeti, shkelja e të cilit dokumentohet, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhrin e pagesës.
Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.
Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.
Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu