Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan fyerje racore, provokime dhe sjellje të papranueshme ndaj lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë.

Në reagimin zyrtar të klubit thuhet se ajo që ndodhi në tribuna dhe rreth fushës “nuk i ngjan aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë”.

“Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë,” – thuhet në deklaratën e KF Shkëndijës 77.

Klubi kërkon nga Federata e Futbollit të Maqedonisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të ndëshkojë organizatorët e ndeshjes, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan,” përfundon reagimi i klubit nga Haraçina.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

Maqedonia renditet e treta në Evropë për sa i përket numrit të femicideve, ose vrasjeve të grave nga partnerët e tyre intimë. Kjo tregohet...

Trump “spastron” ambasadorët, shkarkohen 30 diplomatë nga administrata e Biden

Administrata Trump ka vendosur të tërheqë gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe pozicione të tjera të larta nëpër ambasada, teksa po lëviz...

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu