Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë mungesën e rritjes së pensioneve dhe korrupsionin që rëndon qytetarët. Ata e shohin shtrenjtimin si të paparashikueshëm, duke nënvizuar se do të jetë problem për ata me të ardhura të ulëta. Përgjithësisht, rritja e çmimit perceptohet si e padrejtë dhe e rëndë për xhepat e qytetarëve.
“Për viti e ri na uruan me rritjen e rrymës. Kjo nuk është në rregull si ashtu?! Ne nuk mund të ngrohemi, kursejmë të mos harxhojmë shumë, kur vjen fatura është e madhe. Dhe tani plus kur do të rritet çfarë do të bëhet ajo?! Nuk është ferr, nuk e di pse bëjnë ashtu”, tha një qytetare.
“Pensionistat le të vdesin, ata le të jenë të qetë. Kot të flasim ata nuk dëgjojnë asgjë, në vend që pensionet t’i rrisin, duhet t’i rrisin 300 mijë por atje 10 persona janë hajdutë dhe për atë arsye pensionistët heshtin”, u shpreh një qytetar.
“Ata ndoshta e kanë llogaritur pse duhet të jetë më e shtrenjtë, do të jetë, ne jemi mësuar që të jetë ndryshe, por ajo është.
A mendoni se qytetarët do të mund ta paguajnë rrymën?
Ata që e kanë paguar deri tani, do ta paguajnë, ata që kanë problem përsëri do të kenë problem”, shtoi një qytetar tjetër.
“Nuk e kam dert, kam pensionin do të mi japing 1 mijë euro në mars, çfarë e kam dert do e paguaj aq sa është. Nëse nuk e paguan nuk ke rrymë”, theksoi një tjetër qytetar.
“Secili shtrenjtim na vie rëndë”, tha qytetari.
