Qytetarët e Tearcës pa përgjigje për hapjen e çerdhes – prindërit ndihen të mashtruar nga kryetari i Komunës Nuhi Neziri

Qytetarët e Komunës së Tearcës po shprehin zhgënjimin e tyre të thellë ndaj heshtjes së kryetarit të komunës lidhur me hapjen e çerdhes publike në këtë komunë. Sipas denoncimeve nga vetë banorët, të gjitha çerdhet në komunat e tjera janë hapur, ndërsa ajo në Tearcë vazhdon të mbetet e mbyllur pa asnjë shpjegim zyrtar.

Një prind nga Tearca, i shqetësuar për vonesat dhe mungesën e transparencës, i është drejtuar redaksive me këtë mesazh:

“A ka mundësi ta raportoni kryetarin e Komunës së Tearcës për çështjen e çerdhes? Kur do të hapet? Na ka gënjyer disa herë neve si prindër. Të gjitha çerdhet janë hapur, vetëm kjo jo. Ju lutemi, faleminderit.”

Banorët kërkojnë përgjigje konkrete dhe një datë të qartë për funksionalizimin e çerdhes, duke e konsideruar këtë shërbim si domosdoshmëri për prindërit punëtorë dhe për mirëqenien e fëmijëve.

Apelohet për reagim urgjent nga kryetari i Komunës së Tearcës dhe institucionet përgjegjëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu