Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora të arbëreshëve në Itali.

Kurti tha se ky projekt është në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh. Ai bëri të ditur se projekti është donacion i qeverisë për arbëreshët në Itali.

“Në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët, Qeveria e Kosovës inicion hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi duke nisur hapat për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i qeverisë sonë për arbëreshët në Itali. Është bërë themelimi i Komisionit për këtë projekt, i cili do të hartojë programin dhe kriteret dhe grupit të artistëve për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Hore të Arbëreshëve”, tha Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu