Qeveria mbetet në qëndrimin që sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh për pagën minimale

Qeveria mbetet në qëndrimin e saj se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të dakordohen për pagën minimale për të cilën sipas paralajmërimeve do të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot përsëriti qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se si qeveri do ta përcjellin procesin dhe se do ta pranojnë atë për të cilën pajtohen sindikatat dhe punëdhënësit.

“Paga minimale do të diskutohet nga sindikatat dhe punëdhënësit. Ne do ta ndjekim procesin dhe çfarë do të bien dakord mes tyre, ne do ta pranojmë sepse në periudhën e kaluar, në bazë të analizave të bëra, kemi konstatuar se paga minimale, si një komponentë që ndikon në pagat në institucionet shtetërore, përfshin një numër të vogël të nëpunësve shtetërorë, rreth 14.000 nëpunës, ndërsa të gjithë të tjerët nuk janë të lidhur me komponentën e pagës minimale”, deklaroi sot Dimitrieska-Koçoska.

Lidhur me propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për rritjen e pagës minimale dhe uljen e kontributeve, ministrja vlerëson se kontributet në vend janë ndër më të ulëtat dhe se në këtë drejtim nuk duhet të ndryshohet asgjë.

“Ajo që është detyrim i shtetit, do të duhet të paguajnë. Në shumë raste ka pasur propozime të ndryshme, por konsiderojmë se tarifat nuk janë më të lartat, përkundrazi kemi kontribute shumë më të ulëta se kontributet te fqinjët, kështu që nuk mendoj se duhet të ndryshojmë diçka në atë pjesë”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

Konform ligjit, më mars duhet të bëhet harmonizimi i pagës minimale që sipas përllogaritjeve aktuale duhet të rritet për 1.800 denarë.

Lidhur me takimin e e Sindikatës së AOGJSH-së e cila kërkon pagesën e 30 për qind të rritjes së pagave për punonjësit në administratën publike për të cilën në të kaluarën mbajtën protestë paralajmëruese, ministrja thotë se mbetet të shihet se çfarë do të dakordojnë ministria resoriale dhe sindikata dhe nëse merren vesh për diçka ndryshe nga ajo që është paraparë në buxhetin për vitin 2025, atëherë duhet të bëhet rebalanc i buxhetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu