Që të mos ketë kryeministër nga BDI, VMRO-DPMNE i propozoi LSDM-së që të ndryshohet Ligji për Qeveri

VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së që të shfuqizojë Qeverinë teknike që formohet njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas partisë opozitare, një nga arsyet është që BDI-ja të mos ketë kryeministër teknik. Gjithashtu, VMRO-DPMNE konsideron se qeveritë teknike janë joefikase dhe jofunksionale dhe qytetarët paguajnë çmimin.

“VMRO-DPMNE, si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme të heqë dorë nga Qeveria teknike, vetëm BDI, të mos ketë kryeministër teknik. BDI prej muajsh është në fokusin e të gjitha skandaleve kriminale që tronditin Maqedoninë. Parti në të cilën nuk ka kuadër të pa komprometuar dhe të pakriminalizuar nuk mund ta sigurojë kryeministrin teknik të shtetit”, u shpreh Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE nuk është përgjigjur nëse megjithatë do t’i emërojë ministrat e saj teknikë, nëse partitë në pushtet refuzojnë ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike. Thanë vetëm se fillimisht do të presin përgjigjen nga LSDM-ja. Ndërkohë socialdemokratët e lanë këtë çështje për shqyrtim në grupet e punës në Kuvend.

“Janë formuar grupet punuese të cilat do të diskutojnë intensivisht të gjitha proceset që janë të nevojshme për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në periudhën e ardhshme. Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi takim në Kuvend me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përkatësisht kryetarët e tyre, kështu që mendoj se për të gjitha këto detaje do të merren vesh në periudhën e ardhshme”, tha Lidija Tasevska – deputete e LSDM-së.

Kovaçevski një ditë më parë përsëriti se vendimi për formimin e qeverisë teknike është ende në fuqi. Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në maj, që do të thotë se një qeveri e tillë duhet të formohet në fund të janarit ose përsëri në shkurt. Deri atëherë BDI duhet të propozojë kandidatin për kryeministër, emri i të cilit do të koordinohet me partnerët e koalicionit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu