Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj territoriale në Ukrainë qoftë përmes diplomacisë, qoftë me forcë ushtarake.

Duke folur në një takim vjetor me Ministrinë e Mbrojtjes, Putin tha se synimet e asaj që Moska e quan “operacioni i veçantë ushtarak” do të përmbushen “pa kushte”.

“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor”, tha ai sipas The Guardian, “atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushëbetejë”.

Putin pretendoi se administrata e mëparshme amerikane e kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej apo edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Më pas ai sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar ata se iu bashkuan administratës së Joe Bidenit.

“Derra të vegjël të Evropës iu bashkuan menjëherë punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga shembja e vendit tonë”, tha Putin.

Komentet e ashpra të Putinit erdhën në një kohë kur zyrtarë amerikanë pohuan se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90 për qind të çështjeve më të vështira. Megjithatë, mbeten dyshime të mëdha nëse lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij gjithëpërfshirëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë

Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme. Bëhet fjalë për një sulm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu