Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë forcën për të arritur të elitat e futbollit.

I ftuar në podkastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, një nga pjesët më interesante të rrëfimit të Uzunit është historia e tij në Greqi.

Myrto ishte vetëm 11 vjeç kur së bashku me familjen e tij emigroi drejt Greqisë për një jetë më të mirë. Asokohe, siç tregon edhe vetë futbollisti, iu deshën “tre ditë” për të shkuar në shtetin helen, duke kaluar “klandestin nga mali”.

Kjo shihet si një “periudhë shumë e errët” për Uzunin dhe familjen e tij, ku edhe kushtet në Greqi nuk ishin në nivelin e pritur, të ndikuara edhe nga vështirësitë e mëdha ekonomike.

Megjithatë, pavarësisht të gjithave, futbolli ishte diçka e pandashme për Uzunin dhe babain e tij, një pasionant i lojës më të ndjekur në planet.

“Pas tre-katër ditësh babi më fut në futboll (stërvitje)”, rrëfen 30-vjeçari, teksa zbulon se “xhaxhai pagoi 20 euro” për stervitjën e tij të parë.

“Muajin tjetër nuk i çova lekët trajnerit dhe ai më jep një letër në greqisht, unë nuk e kuptoja fare greqishten, dhe më tha jepja xhaxhait”, vijoi ai.

Babai i futbollistit nuk dëshironte që vëllai i tij, i cili veç familjes së vetë, kujdesej edhe për familjen e Uzunit, të paguante sërish për stërvitjen e Myrtos.

“Babi ndihej keq, pasi xhaxhai na mbante me ushqim…”, zbulon Uzuni. “Nëse djali është i mirë le ta mbajë ai (trajneri)”, janë fjalët e babait të futbollistit asokohe.

“Ashtu ndodhi. Katër-pestë ditë. Isha vetëm atje, shokë nuk kisha. Greqishten nuk e dija. Shteti helen nuk na donte, ishte ajo periudha e racizmit”, thotë ish-lojtari i Granada-s.

Megjithatë, më në fund u arrit një konsensus se si Uzuni do të shlyente detyrimet e stërvitjes. Ndonëse ishte shumë i vogël në moshë, ai zgjodhi të punonte.

“Unë ndihmoja nënën e trajnerit, pasi ai kishte akademinë e vetë. E ndihmoja për çfarë i duhesha asaj. Të prisja barin e saj, të mblidhja mbeturinat, t’i hidhja. Isha si shërbyes”, zbulon 30-vjeçari.

“Nuk kisha mundësi të paguaja, isha i detyruar të përulesha, të mblidhja mbeturinat. Unë thjesht doja të luaja. Unë që atëhere mësova se çfarë ishte puna. 11 vjeç e gjysmë”, thotë ai.

Myrto Uzuni
Edhe me kalimin e viteve, vështirësitë ekonomike duket se nuk kishin kaluar për familjen e futbollistit. Dhe, në moshen 15-vjeçare ai u detyrua të largohej përkohësisht nga futbolli për t’u përkushtuar punës.

“Në moshën 15 vjeç unë e mora vetë vendimin ta ndërprisja futbollin. Doja të punoja kamarier. Unë mbaj mend filloja punë në orën 10 e gjysmë të mëngjesit dhe mbaroja në 2-2 e gjysmë në dark kur iknin turistët e fundit”, tregon ai.

“Unë kisha atlete që kushtonin 12 euro, që i blinim te kinezi, për shkak se nuk kishim mundësi. Punoja pa dokumenta. Greku të jepte 15-20 euro. Kisha nevojë për ato lekë, unë lash ëndrrën time dhe duhet të punoja”.

“Mbaj mend që këmbët më bëheshin gjak. Nëse ti i mban atletet 16 orë pa hequr dhe je gjithë kohës duke lëvizur, atelete që janë karton (jo origjinale), të bëhen këmbët gjak”.

“Unë vija në banjo dhe qaja. Hiqja çorapet dhe më dilte gjak nga këmbët. Por, nuk doja t’ja transmetoja familjes atë dhimbje që une po përjetoja”, rrëfen Myrto.

Në fund, ai e përshkruan kohën e tij në Greqi si “torturë”.

Më pas do të vinte edhe fati i Uzunit, kur Olympiacos, një nga skuadrat emblemë të futbollit në Greqi, e kërkoi për prova në akademinë e tyre.

Uzuni ishte i aftë për të luajtur në akademinë e Olympiacos-it, por ai nuk kishte dokumenta dhe ishte ilegalisht në shtetin grek.

Mundësia ishte që ai të rikthehej në Shqipëri dhe skuadra greke ta nënshkruante me parametra zero. Megjithatë, familja e futbollistit kishte paguar rreth 20 mijë euro për të shkuar në Greqi dhe rikthimi në Shqipëri mund të sillte sfida të reja dhe të rënda ekonomike për ta.

Përfundimisht, Myrto dhe familja e tij vendosën pas pak kohësh të ktheheshin në Shqipëri. Sërish me sakrifica të mëdha ekonomike.

Uzuni rifilloi stërvitjen në Shqipëri në akademinë e Tomorit të Beratit. Ai zbulon se aty mori edhe rrogën e parë prej “175 mijë lekësh (të vjetra, rreth 180 euro) në muaj”.

Dhe, këtu ishte pikënisja e një karriere të shkëlqyer që ndër vite do të njihte vetëm ngritje.

Uzuni kaloi në ekipin e parë të Tomorit, më pas te Apolonia e Fierit, pastaj te Laçi. Klubi kurbinas e shiti Myrton te kroatët e NK Lokomotiva-s për 350 mijë euro, teksa këta të fundit e transferuan te hungarezët e Ferencvaros-it për 1.8 milionë euro.

Në janarin e vitit 2022, Uzuni u transferua te Granada në Spanjë për 5.1 milionë euro. Dhe, që nga janari i këtij viti, ai luan për skuadrën e MLS-së amerikane Austin, të cilët shpenzuan 12 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Sipas raportimeve, paga e Uzunit, i cili në rininë e hershme të tij paguhej vetëm 15 euro në ditë, tashmë shkon 1.5-2.2 milionë dollarë në vit duke përfshirë edhe bonuset.

Historia e Myrto Uzunit nuk është thjesht një rrugëtim futbolli, por një dëshmi e dhimbshme se sa larg mund të shkojë një fëmijë për të mos vrarë ëndrrën e tij.

Uzuni mbart me vete plagë që nuk shihen në fushë.

Sot ai shënon gola për Kombëtaren, por çdo hap i tij është ndërtuar mbi sakrifica dhe një forcë që lind vetëm nga vuajtja. Dhe pikërisht për këtë, historia e tij nuk harrohet – sepse është e vërtetë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

SHBA-ja kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, konsiderohet një hap...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu