Punësime partiake dhe shkelje ligjore në Spitalin e Tetovës: 130 punonjës pa kontrata, askush s’mban përgjegjësi

Mbi 130 motra medicinale dhe staf teknik në Spitalin Klinik të Tetovës vazhdojnë të jenë pa vendime pune, pavarësisht se institucioni ka pasur dritë jeshile për punësime të përhershme që nga korriku i vitit të kaluar. Situata po cilësohet nga të punësuarit si shkelje serioze dhe neglizhencë institucionale, për të cilën askush nuk po mban përgjegjësi.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, konfirmoi publikisht se Spitali i Tetovës ka marrë pëlqim për punësimin e mbi 135 personave në afat të pacaktuar, por shprehu habi pse deri më tani këto punësime nuk janë realizuar.

“Spitali i Tetovës që në korrik ka marrë pajtim për punësimin e më shumë se 135 personave në afat të pacaktuar. Pse nuk janë realizuar këto punësime duhet t’i pyesni drejtuesit e spitalit. Unë nuk mund të jap përgjigje për këtë”, deklaroi Koçoska.

Ndërkohë, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, edhe në konferencën e fundit për media në dhjetor nuk dha sqarime konkrete, por u mjaftua me premtime se procesi është drejt përfundimit.

“Jemi në fazën përfundimtare, po kontrollohen testet dhe komisioni po bën punën e vet. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë procesi për rreth 155 persona”, tha Elezi.

Por këto deklarata nuk i kanë qetësuar punonjësit. Në protestën e fundit, infermierët dhe stafi teknik ngritën akuza të rënda, duke deklaruar se në vend të tyre janë punësuar persona nga jashtë, pa asnjë ditë përvojë pune, me lidhje partiake.

Punonjësit kërkojnë vendime pune, transparencë dhe fund të punësimeve klienteliste, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë reagimet nëse institucionet vazhdojnë të heshtin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu